INDEP lanson thirrjen për aplikim për Grante të Vogla

Kjo thirrje për Aplikime për Grante është nisur si pjesë e projektit ‘INVESTOMETRI – Sigurimi
i transparencës dhe llogaridhënies në shpenzimet publike për investime kapitale në nivel lokal’
financuar nga National Endowment for Democracy (NED) dhe zbatuar nga Instituti për Politika Zhvillimore ( INDEP).

Objektivi kryesor i projektit INVESTOMETRI është rritja e llogaridhënies dhe transparencës së
institucioneve publike lokale të Kosovës. Qëllimi kryesor i INVESTOMETR-it është të
informojë qytetarët për menaxhimin e investimeve kapitale në komunat përkatëse, duke u
mundësuar atyre që të angazhohen në monitorimin dhe aktivitetet e drejtpërdrejta të organeve
përgjegjëse komunale.
Për informacione të hollësishme rreth Thirrjes, ju lutemi të shkarkoni paketën e aplikimit KËTU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *