Drenasi 2017
2016 2017 2018
Me një buxhet të aprovuar për vitin 2017 prej 13,141,239.00 € Drenasi ka vënë në prioritet zhvillimin ekonomik ku rreth 30% e këtij buxheti ose 3,848,830.00 € janë dedikuar për investime kapitale. Lista e shpenzimeve kapitale të hartuara për vitin 2017 tregon se numri më i madh i projekteve është koncentruar në Planifikim Urban dhe Mjedisor gjegjësisht 72 projekte. Përveç kësaj, 23 projekte kapitale të vitit 2017 janë përqendruar në arsim dhe shkencë, 16 në shërbime publike dhe 16 projekte të tjera në shëndetësi, kulturë, administratë, kadastër. Investimet kryesore kapitale janë orientuar drejt zhvillimit infrastrukturor. Shumica e investimeve kapitale janë planifikuar në pjesët rurale përkatësisht në ndërtim të rrugëve. Në zonën urbane, projektet e ndriçimit publik dhe mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve janë projektet kryesore që do të zhvillohen.
Me 58 mijë banorë sa kishte në regjistrimin e fundit të popullësisë, Drenasi është i shtrirë në qendër të Kosovës. Zhvillimi ekonomik favorizohet nga fakti që Drenasi është urë lidhëse toksore dhe hekurudhore për pjesët tjera të Kosovës.
Legjenda
Projektet në proces
Projektet me vonesa
Projektet e përfunduara me vonesa
Projektet e përfunduara
Projektet e bartura nga viti i kaluar
Lista e projekteve
Pytje: Në fshatin Gllobar është ndërpre puna në kanalizimin e ujrave të zeza.Thuhet , se punët janë ndaluar për shkak të cilsisë se dobët të gypit që ka përdor Punkrysi.
Kur do të rifillojnë punët?
I nderuar z. Elshani.
Ju faleminderit per pyetjen. Projekti eshte e vertete se ka pasur ngecje per shkakun se punet skane qene duke u kryer sipas paramasave te projektit. Sipas konfirmimit qe kemi marre sot nga komuna, punet do te perfundojne brenda ketij muaji. – INDEP