Fillon projekti për debllokimin e rrjetit të kanalizimeve në rrugët e Mitrovicës

 

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, në komunën e Mitrovicës, ka filluar me implementimin e projektin për debllokimin e rrjetit të kanalizimeve në rrugët e Mitrovicës.

Në kuadër të këtij projekti është paraparë të bëhet  debllokimi i kanalizimeve nëpër rrugët e qytetit e veçanërisht tek Lagjja “Ilirida”, me ç’rast do të bëhet debllokimi i plotë i tërë asaj lagjeje.

Me këtë rast, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka inspektuar rrugët në lagjen “Ilirida” dhe disa rrugë tjera të qytetit të cilat hasin në probleme të tilla.

Drejtori Muja tha se për arsye të ndryshme janë bërë dëmtime të komplet rrjetit të kanalizimit ku ka përzierje të kanalizimit fekal me atë atmosferik duke shkaktuar vështirësi të mëdha në këtë drejtim.

Ai po ashtu njofton se pas debllokimit të kanalizimit në Lagjen “Ilirida”, do të vazhdohet edhe tek lagjet e tjera të cilat hasin në probleme të ngjashme.

Për ndërtimin ,furnizimin dhe debllokimin e rrjetit të kanalizimit në qytetin e Mitrovicës ,në buxhetin e planifikuar për vitin 2019 janë ndarë 200.000 Euro.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *