Drenasi

 

2016 2017 Buletin

 

Me një buxhet të aprovuar për vitin 2018 prej 14,477,300.00 € Drenasi ka vënë në prioritet zhvillimin ekonomik ku rreth 30% e këtij buxheti ose 4,395,350.00 € janë dedikuar për investime kapitale. Lista e shpenzimeve kapitale të hartuara për vitin 2018 tregon se numri më i madh i projekteve është koncentruar në Planifikim Urban dhe Mjedisor gjegjësisht 91 projekte. Përveç kësaj, 58 projekte kapitale të vitit 2018 janë përqendruar në arsim dhe shkencë, 17 në shërbime publike dhe 30 projekte të tjera në shëndetësi, kulturë, administratë, kadastër. Investimet kryesore kapitale janë orientuar drejt zhvillimit infrastrukturor. Shumica e investimeve kapitale janë planifikuar në pjesët rurale përkatësisht në ndërtim të rrugëve. Në zonën urbane, projektet e ndriçimit publik dhe mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve janë projektet kryesore që do të zhvillohen.
Me 67 mijë banorë sa kishte në regjistrimin e fundit të popullësisë, Drenasi është i shtrirë në qendër të Kosovës. Zhvillimi ekonomik favorizohet nga fakti që Drenasi është urë lidhëse toksore dhe hekurudhore për pjesët tjera të Kosovës.

Legjenda
pin Projektet në proces
pinkuq Projektet me vonesa
pinvonesperfundimProjektet e përfunduara me vonesa
pingjelbertProjektet e përfunduara
Projektet e bartura nga viti i kaluar
Lista e projekteve