Ballina

INVESTOMETRI ofron një hapësirë të informimit për qytetarët të cilët duan të informohen më shumë rreth investimeve kapitale në komunën e PRISHTINËS, FUSHË KOSOVËS, OBILIQIT, DRENASIT, GJILANIT, GRAÇANICËS, KAMENICËS dhe NOVOBËRDËS. Platforma www.investometri.com synon që jo vetëm të informojë qytetarët për investimet kapitale në komunë por edhe t’u ofrojë mundësinë atyre që të përcjellin ecurinë e realizimit të punëve. Platforma plotëson kushtin e parë për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në vendimmarrje e që është informimi. Gjithashtu, INVESTOMETRI ndikon në rritjen e transparencës dhe llogaridhënjes për investime kapitale dhe qeverisjes së mirë pasi u bënë ju, qytetar të PRISHTINËS, FUSHË KOSOVËS, OBILIQIT, DRENASIT, GJILANIT, GRAÇANICËS, KAMENICËS dhe NOVOBËRDËS, monitorues të zbatimit të projekteve kapitale në lagjet apo fshatrat e juaja. INVESTOMETRI më në fund, synon të rrisë nivelin e komunikimit qytetarë-komunë dhe synon të bëjë qytetarët pjesë të vendimmarrjes.

Më shumë transparencë dhe llogaridhënie ndaj
shpenzimeve publike për investime
kapitale në nivelin lokal
Harta e investimeve kapitale
Në platformën investometri.com është paraqitur
harta e komunës me investimet kapitale për vitin
2016. Investimet janë të shënjuara në hartë se ku
po ndodhin dhe janë të kategorizuara me ngjyra në:
projekte në proces pin, projekte me vonesa pinkuq,
projekte të përfunduara me vonesa pinvonesperfundim,projektet
e përfunduara pingjelbert dhe projektet e bartura nga
viti i kaluar. Shenjat në hartë janë të
klikueshme me që rast në kornizën statike në anën
e djathtë paraqiten informata mbi projektin si:
vendndodhja, shuma e investuar, afatet kohore etj. screenshot-91
Paraqitja grafike
Përveç paraqitjes hartografike, një buton i veçantë
është dizajnuar për të paraqitur projektet kapitale
në mënyrë grafike. Në pamjen grafike, janë dhënë
informata më të hollësishme në lidhje me numrin e
projekteve. Në funksionin “GRAF” janë paraqitur
informata për emrin e projektit, datën e fillimit,
periudhën e realizimin si dhe statusin e secilit
projekt që korrespondon me të njëjtat ngjyra të
paraqitura në hartën hartografike. screenshot-92